4 shenjat më me humor të horoskopit!

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 16:25
4 shenjat më me humor të horoskopit!

I gjeni dot se kush janë shenjat më me humor të horoskopit?

Binjakët

Asnjë shenjë në të gjithë horoskopit nuk ka zgjuarsi më të mprehtë se Binjakët. Pa marrë parasysh temën, edhe diçka në dukje të zakonshme, Binjakët do ta kthejnë në një situatë komike duke bërë humor.

Binjakët janë shumë argëtues dhe kanë qejf kur i bëjnë të tjerët për të qeshur.

Peshorja

Peshorja është një person simpatik dhe një nga mënyrat se si i tërheq njerëzit në çast është përdorimi i humorit. Peshorja ka aftësinë të përfshihet në bisedë me pothuajse këdo dhe mund të flasë praktikisht për çdo gjë.

Ata kanë një natyrë argëtuese dhe janë të paparë në komentet spontane që i bëjnë plot humor dhe lezet. Të tjerët do të shkrihen së qeshuri nga batutat e peshores.

Shigjetari

Shigjetarët kanë një humor të jashtëzakonshëm. Ata bëjnë çdo gjë që të tjerët të qeshin me humorin e tyre.

Megjithatë, Shigjetari mund të jetë gjithashtu impulsiv dhe i pamatur, dhe ndonjëherë humori i tyre shkon shumë larg dhe mund të lëndojë ose ofendojë dikë.

Luani

Luani e do vëmendjen dhe dëshiron që të bëjë humor teksa tregon diçka për të qenë në qendër të vëmendjes.

Inteligjent dhe i zgjuar, Luani di gjithashtu t’i rregullojë shakatë që t’i përshtaten audiencës së tij.

(Kosova Sot Online)