Më thuaj në cilin gisht e mban unazën, të të them dy fjalë për personalitetin tënd!

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 10:06
Më thuaj në cilin gisht e mban unazën, të të them dy fjalë për personalitetin tënd!

Unaza është një prej aksesorëve më të pëlqyer dhe më të veçantët gjithashtu. Që nga unaza e fejesës apo ajo  e martesës, deri tek ato që mbajmë si akesor plotësues apo kujtim, të gjitha e kanë një kuptim. Çdo gisht ka një kuptim unik.

Në gishtin e madh

Vendosja e unazës në gishtin e madh tregon që ke personalitet të fortë dhe je njeri i besueshëm.

Në gishtin tregues

Vendosja e unazës në gishtin tregues tregon që ke aftësi për të udhëhequr dhe autoritet të lartë.

Në gishtin e mesit

Unaza në gishtin e mesit do të thotë që ti mban të gjitha premtimet që jep.

Në gishtin e katërt

Unaza në gishtin e katërt, lidhet me ndjenjën, me dashurinë. Ti po shijon marrëdhënien tënde, fejesën, martesën. Mes të tjerash, ke shpirt të bukur dhe je tepër kreativ.

Në gishtin e vogël

Nëse e mban unazën në gishtin e vogël do të thotë se je person i ndjeshëm, por mjaft inteligjent.

(Kosova Sot Online)