Nëse i përket kësaj shenje të horoskopit, je automatikisht shumë joshës/e!

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 08:28
Nëse i përket kësaj shenje të horoskopit, je automatikisht shumë joshës/e!

Disa e kanë, disa jo, sepse është me fat dhe jo me inat, siç thotë populli. Je kurioz të dish nëse je një nga shenjat joshëse të horoskopit? Zbuloje tani, po jua listojmë më poshtë/

Peshqit

Janë plot mister dhe në dukje të brishtë e të ndjeshëm. Ata i tërheqin lehtësisht njerëzit më të afërt, pasi duken të pafajshëm, pastaj kanë edhe një fuqi super joshëse, e cila del gjatë një bisede, janë tepër të mençur dhe të kuptueshëm. I kuptojnë lehtësisht njerëzit përreth tyre dhe i bëjnë të dashurohen marrëzisht duke i tërhequr në hapësirën e tyre.

Akrepi

Kjo shenjë ka një ngarkesë të madhe magnetike të tërheqjes. Mjaftojnë vetëm shikimet e saj për të tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve dhe ata më të afërtit i ‘sulmojbnë’, ashtu siç bëjnë kafshët që ata përfaqësojnë.  Sulmojnë shpejt dhe goditja mund të jetë e përhershme për personin përballë.

Gaforrja

Ata përdorin anën e tyre gazmore për të joshur njerëzit sepse janë plot ëndrra dhe , me zmër të butë, mendje të mprehtë dhe në marrëdhënie nuk lejojnë t’u ikë asnjë mundësi.

Ps: Mos u mërzisni dhe ju të tjerët që s’ju doli emri, jeni joshës në mënyrën tuaj, mjafton ta besoni.

(Kosova Sot Online)