Ç'të duhet në jetë? Një person i shenjës së Demit

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 16:44
Ç'të duhet në jetë? Një person i shenjës së Demit

Demi është ndoshta shenja më e keqkuptuar e horoskopit dhe shpeshherë kur themi "Dem" na vijnë në mendje këto epitete: "dembel" dhe "i paduruar".

Por, nëse personazhe të famshëm si: Adele, Rami Malek, David Beckham, Mbretëresha Elizabeth, apo Cher të duken dembelë, nuk e dimë ç'të të themi.

Cilat janë karakteristikat e Demit?

Bën shumë ndere

Nëse të duhet të zgjidhësh punë, pyet një Dem, sepse do të çajë malin për ta realizuar atë që i kërkon.

Di çfarë zgjedh

Një Dem do jetën e luksit, udhëtimet dhe rehatinë. Një Dem do gjithmonë më të mirën për veten.

I duruar

Pavarësisht se ç'thuhet vërdallë, një Dem është i duruar. Nëse e do diçka mund të presë përjetësisht.

Analizues perfekt

Nuk ka asnjë shenjë që të analizon më mirë se Demi.

I pangopur

Mjaft folëm për virtytet. Demi ka dhe një të metë: Është i pangopur dhe gjithmonë kërkon më shumë. Nëse diçka i fal kënaqësi, Demi e kërkon me ngulm dhe nuk njeh limite.

Rehat

Demi është super rehat. Nëse ti po i tregon një histori, me shumë mundësi Demi është duke menduar ç'të hajë për darkë. Një Dem vdes të rrijë rehat dhe të mos bëjë ASGJË.

Ç'ka qejf Demi?

Paratë - sepse jeta e luksit kushton.

Ushqimin - një Dem nuk është kurrë i ngopur. Kurrë!

Flirtin - po, një Dem flirton për qejf.

Të bëjë pazar - blerja e veshjeve dhe aksesorëve i dhuron lumturi Demit.

Me cilat shenja shkon më shumë Demi?

Një Dem shkon shumë mirë me elementin e vet dhe rrjedhimisht me Bricjapin dhe Virgjëreshën, sepse mund të flasin për lekë, punë, të jetojnë në luks..

Por, për një lidhje të zjarrtë dhe intensive, i përshtatet në mënyrë perfekte një Akrep.

(Kosova Sot Online)