Do guxonit me këtë vapë të provonit këto shije të çuditshme akulloresh?

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 17:33
Do guxonit me këtë vapë të provonit këto shije të çuditshme akulloresh?

Mund të jetë ushqimi më i konsumuar i stinës së verês(ndoshta pas bostanit) ,shija e mrekullueshme dhe freskuese e akullores.
Akullorja mbledh gjithë familjen bashkë dhe nuk tepron asnjëherë në frigorifer.
Shijet e saj më të zakonshme janë vanilje,çokollatë,luleshtrydhe por me vitet shijet janë shtuar me mijëra duke e sofistikuar shijen e akullores.

Por,në botë ka disa shije që jo çdokush do kishte guxim ti provonte.
I hedhim një sy:

1-Shije patatesh
Në Japoni u pëlqen akullorja me perime dhe një nga aromat më të njohura është patatja e ëmbël (e njohur edhe si patate amerikane).

2-Me bojë sepjeje.
Jemi prap në Japoni, në tregun e peshkut në Hakodate, një qytet në ishullin Hokkaidō, ju mund të shijoni akulloren me bojë kallamari. Një shije e kripur edhe në versionin e akullores padyshim.

3-Akullore me proshutë.
Në sallonet e akullores në bregdetin e Rehoboth në Delaware (SHBA), specialiteti është akullorja me proshutë, gjithashtu e disponueshme në versionin me çokollatë. “Ne shesim të paktën 10 në ditë”, tha pronari i dyqanit për shtypin.

4-Akullore me fasule
Në Malajzi, Singapor dhe Brunei, një nga ëmbëlsirat më të njohura është Ais kacang ose fasule të ngrira.
Fillimisht ishte bërë nga akulli dhe fasulet e kuqe, por me kalimin e kohës ajo ishte pasuruar me fara palme, misër të ëmbël, pelte bari dhe kube agari.

5-Akullore me kanabis
Ndoshta jo të gjithë e dinë , por akullorja me kanabis tashmë ekziston dhe prodhohet në Itali: mund ta shijoni ndërsa shëtisni në Alassio dhe Pietra Ligure.

6-Akullore me birrë
Në Sarcletti, në Mynih, në shtator me rastin e Oktoberfest, prodhohet akullore me birrë bavareze. Pronari i Sarcletti, Jürgen Elsner, thotë se çelësi i akullores së mirë për birrë është ta hani të freskët, për të mos u bërë e hidhur.

(Kosova Sot Online)