Njihuni me shenjat më të vështira të horoskopit

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 13:30
Njihuni me shenjat më të vështira të horoskopit

Ja cilat janë shenjat më të vështira të horoskopit për t’u përballur me të cilat është pothuajse e pamundur të merreni vesh.

1. Ujori
Ju do të mendonit se me ujorët do të merreshit vesh kollaj. Fatkeqësisht, për shkak të problemeve të tyre me emocionet, mund të jetë shumë e vështirë për t’u marrë vesh. Është sfiduese të kesh një diskutim personal me dikë kur nuk mund të shprehësh plotësisht ndjenjat e tua. Ujori nuk ka ndjeshmëri për njerëzit e tjerë, por ata ende kërkojnë që të dashurit e tyre të jenë të vetëdijshëm për ndjeshmëritë e tyre. Ujori nuk do të diskutojë se çfarë i shqetëson apo pse, por do të presin që ju të kuptoni se çfarëdo që ata ndjejnë është me rëndësi të madhe, edhe nëse refuzojnë të flasin për këtë.

2. Dashi
Dashi është argëtues… për sa kohë që ju ndiqni rrugën e tyre dhe përmbushni kërkesat e tyre. Ata nuk kujdesen për mendimet e njerëzve të tjerë dhe rrallë marrin parasysh pasojat e veprimeve të tyre. Për sa kohë që jeni në rregull me ta, nëse jeni dakord me Dashin duke i dhënë “gjithmonë të drejtë”, mund të jeni në gjendje të shkoni mirë me ta. Dashët janë kërkues ndaj të tjerëve dhe fjalë për fjalë nuk kanë durim. Plus, ata kurrë nuk do të pranojnë se kanë bërë një gabim.

3. Akrepi
Akrepat janë të njohur për marrjen e asaj që duan kur e duan, dhe nuk do t’ia dijë për këdo që përpiqet t’i pengojë. Akrepat mund të jenë dominues në ekstrem. Qëndroni sa më larg nga një Akrep i zemëruar, sepse kur ata inatosen, ata sulmojnë në mënyra të frikshme. Kur bëhen xhelozë ose janë inatosur, nuk ka asnjë arsyetim me ta. Nëse Akrepi mendon se i keni gënjyer ose tradhtuar në një farë mënyre, nuk do të ketë diskutim; ata do t’ju heqin nga jeta e tyre dhe ndoshta do të bëjnë plane hakmarrjeje. Ata janë të shkëlqyeshëm për të kuptuar pikën e dobët të dikujt dhe për të përfituar prej saj.

(Kosova Sot Online)