Kush e fal më shumë tradhtinë?

  • G.G /
  • 15 August 2022 - 08:42
Kush e fal më shumë tradhtinë?

Tradhtia mund të lëkundë themelet e martesës apo marrëdhënies më të sigurt dhe për fat të keq, numri i njerëzve që përfshihen në lidhje jashtëmartesore nuk ka rënë. Janë kryer shumë studime për të gjetur aspektet e ndryshme të tradhtisë. Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se burrat kanë më pak gjasa t’i falin gratë e tyre nëse kapen duke pasur një lidhje jashtëmartesore

Ka shumë arsye pse një person mund të falë një partner që ka tradhtuar

Në shumicën e rasteve, falin për shkak të investimit që ka bërë në aspektin e emocioneve dhe kohës, për hir të fëmijëve të tyre ose sepse ata e duan sinqerisht njëri-tjetrin dhe duan t’i japin një tjetër shans marrëdhënies së tyre.

Hall Brown Family Law, një firmë që ofron këshilla për të gjitha aspektet e ligjit familjar, kreu një studim mbi modelet e sjelljes së çifteve që çojnë në divorc dhe zbuloi se një burrë mund të jetë më pak falës se një grua ndërsa kërkon divorcin, sepse gruaja e tij e tradhtoi.

Një studim tjetër i kryer zbuloi se peticioni për divorc i kërkuar nga gratë ishte ulur me 43 për qind që nga viti 1996 në Mbretërinë e Bashkuar. Çuditërisht, numri i burrave që kërkonin divorcin ishte rritur me gati një të tretën!

Tradhtarët kanë më shumë gjasa të falin një partner që tradhton

Një tjetër studim interesant i kryer nga Ashley Maddison, thotë se një person që ka tradhtuar një partner në të kaluarën ka më shumë gjasa të falë tradhtinë e personit tjetër.

(Kosova Sot Online)