A e dini me cilën anë të lugës përzihet kafja!

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 14:46
A e dini me cilën anë të lugës përzihet kafja!

Gjithnjë e më shpesh në kafene shohim lugë të vogla të cilat na hutojnë, sepse nuk dimë se si t’i përdorim.

Te lugët e vogla plastike të cilat na rikujtojnë ato të cilat i përdorin në shtëpi gjërat janë të qarta – e dimë se me cilën anë e përziejmë kafen, dhe në cilën anë e mbajmë lugën.

Mirëpo, si të veprojmë me lugën e formës së këtillë? Cila pjesë zhytet në kafe, dhe cilën pjesë e mbajmë me gishta?

Në mënyrë që sërish të mos gaboni dhe të përballeni me shikimet kureshtare të njerëzve të cilët qëndrojnë ulur pranë jush në kafene, kemi pyetur ekspertët që të na tregojnë se si ta përdorim lugën e këtillë.

Pjesa e hollë e lugës mbahet në dorë, ndërkaq pjesa e gjerë e cila ka katror të vogël apo është kënddrejtë zhytet në kafe.

Edhe pse pas kësaj rregulle nuk ka arsye konkrete, rregullat janë rregulla.

Tani është çdo gjë më e lehtë. Kushtoni kujdes këshillës sonë dhe më nuk do të përzieni gabimisht kafen.


(Kosova Sot Online)