Flemë më shumë gjatë fundjavës? Po, dhe ja pse!

  • G.G /
  • 26 August 2022 - 23:59
Flemë më shumë gjatë fundjavës? Po, dhe ja pse!

Gjumi është një pjesë shumë e rëndësishme  e jetës tonë.  Mirëqenia fizike dhe mendore si dhe mbrojtja nga disa sëmundje varen nga cilësia dhe sasia e gjumit që bëjmë. Në fundjavë, njerëzit priren të flenë më gjatë ose në mëngjes ose pasdite.

Por si dhe sa ndikon kjo në trupin tonë?

Sipas studimeve,  orët që flemë në fundjavë lidhen me peshën trupore. Ata studiuan më shumë se 2000 njerëz të moshës 19 deri në 82 vjeç. Në studim u morën matjet e duhura të trupit të tyre dhe mblodhën informacione në lidhje me orët që ata flinin gjatë javës dhe fundjavës

Sipas rezultateve, ata që flinin më shumë në fundjavë sesa në ditët e javës peshonin më pak. Ata  mund të kishin prirje të flinin më pak orë gjatë ditëve të javës, por pushonin më shumë orë në përgjithësi gjatë gjithë javës.

(Kosova Sot Online)