Aksesori më trendi i momentit është ky!

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 10:19
Aksesori më trendi i momentit është ky!

Është shumë e bezdisshme kur bie zilja e telefonit dhe si është thellë nëpër cepat e çantës. Natyrisht kur ta gjejmë, zilja mund të ketë pushuar ose edhe e kundërta, të gjithë janë bezdisur nga zhurma. Por ky problem mbetet në të shkuarën. Tani çantat e telefonave celularë janë trendi që do t’iu shpëtojnë jetën.

Nga market lukzose, deri tek ato më të thjeshtat, thjesht bëni zgjedhjen tuaj. Dhe vjeshta mund të nisë me aksesorin më trendi, që janë pikërisht këto çanta. Të thjeshta dhe plot stil, këto çanta janë prekja finale e çdo veshje.

Më poshtë keni disa opsione të çantave.

(Kosova Sot Online)