Sekreti i buzëve perfekte!

  • E.K /
  • 10 September 2022 - 14:01
Sekreti i buzëve perfekte!

Një nga trajtimet më të kërkuara në mjekësi është pa dyshim zmadhimi i buzëve. Dëshira për të pasur buzë të përsosura, sot është një nga dëshirat estetike më të shpeshta!

Të dhënat shkencore për bukurinë e buzëve

Jo shumë kohë më parë kërkuesit e një universiteti të rëndësishëm kalifornian kanë botuar në revistën “JAMA Facial Plastic Surgery” një studim shumë interesant. Studiuesit ndryshuan dimensionin dhe proporcionin e buzëve të njëqind fotografive me femra dhe kërkuan po ashtu edhe mendimin e njerëzve të tjerë mbi bukurinë e ndryshimeve që kishin bërë dhe arritën në këtë përfundim:

Buza e madhe, mishtore dhe voluminoze godiste më shumë. Në fakt ishin më të bukura buzët e zmadhuara rreth 40-50%. Mesatarisht buza duhet të zërë rreth 10% të pjesës së jashtme të fytyrës.

Buza e poshtme duhet të jetë 2 herë më e madhe se e sipërmja dhe kjo është me të vërtetë ajo që bën diferencën.

Të kesh buzë perfekte, nuk është vetëm çështje buzësh

Përsosmëria nuk është vetëm një e dhënë shkencore. Përtej standardit estetik, secili prej nesh ka një mënyrë të vetën se si e kupton bukurinë dhe shijet e veta personale dhe vetëm duke respektuar këtë shije mund të arrijë përsosmërinë.

Sensualiteti i vërtetë? Natyralja!

Studiuesit këmbëngulin se: mjaft i frytë buzët si komerdare, mjaft më me buzë që humbasin proporcionin dhe që nuk janë në harmoni me fytyrën. Rregullimi i buzëve duhet të jetë gjithmonë sa më natyral dhe i mirëproporcionuar. Nuk është e nevojshme të ndiqni modën, dhe as të ndryshoni tiparet e fytyrës me çdo kusht. Ndonjëherë edhe një përmirësim i vogël, mund të bëjë një ndryshim thelbësor dhe mëse të mjaftueshëm për të dhuruar një efekt të kënaqshëm dhe sensual.

Këshilla për buzë perfekte

Nëse jeni lodhur duke pasur lëkurën e buzës të thatë dhe të çarë, që e prish bukurinë e buzëve tuaja, mos i kafshoni ato dhe mos e hiqni me dorë. Sekreti për të shpëtuar nga buzët e thata është t’i hidratoni ato. Ndaj shkoni në kuzhinë, zgjidhni produktet natyrale dhe ndiqni këto këshilla të vogla për të pasur buzë të përsosura…

Mjalti | Dihet se mjalti është shumë i vlerësuar në botën e bukurisë për cilësitë e tij hidratuese, zbutëse dhe ushqyese. Sidomos gjatë dimrit është e lehtë të keni buzë të çara. Për të zgjidhur këtë shqetësim, është e nevojshme të lyeni buzët me mjaltë. Kjo substancë e ëmbël konsiderohet si një anti-inflamator natyral i mirëfilltë. Përveçse i bën buzët më të buta dhe me shkëlqim, do të jetë një ndihmë e shkëlqyer për të larguar edhe lëkurën e thatë.

Scrub me sheqer dhe vaj ulliri | Një tjetër trajtim i çmuar për buzët është scrub-i. Asnjë ‘betejë’ kundër buzëve të thata nuk do të jetë më i ëmbël sesa scrub-i me sheqer. Do t’ju nevojitet: 1 lugë çaji sheqer dhe 1 lugë çaji vaj ulliri. Përziejini këta dy përbërës dhe fërkoni lehtësisht buzët. Kur të shihni rezultatin do të mbeteni pa fjalë… dhe pa lëkurën e thatë të buzëve.

Gjimnastika e fytyrës | Keni dëgjuar ndonjëherë për gjimnastikën e fytyrës? Ju mjaftojnë vetëm 10 minuta në ditë. Nuk ka rëndësi kur dhe ku. Uluni, qetësohuni dhe përgatituni të bëni disa ushtrime të thjeshta. Ushtrimet ndihmojnë për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të tonifikuar indet. Jo vetëm do t’ju ndihmojnë të keni buzë të përsosura, por edhe të parandaloni shfaqjen e rrudhave. Pini një gotë ujë, hidratoni buzët me një balsam të mirë dhe filloni të ushtroni gjimnastikën e fytyrës. Disa shprehi të fytyrës mund t’ju duken komike, por falë gjimnastikës së fytyrës buzët tuaja do të bëhen pa dyshim më të bukura, më të buta dhe më mishtore.

(Kosova Sot Online)