​Si ta zhvilloni intuitën dhe ta përdorni shqisën e gjashtë në përditshmëri

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 08:50
​Si ta zhvilloni intuitën dhe ta përdorni shqisën e gjashtë në përditshmëri

Është një ndjesi, ndonjëherë zgjat disa sekonda, por mjafton për të na dhënë një ide për personin që kemi përballë ose për një situatë të caktuar. Është e ashtuquajtura shqisa e gjashtë, intuita, e përcaktuar nga Platoni si funksioni më i lartë i inteligjencës, sepse është në gjendje të arrijë njohuri pa kaluar nëpër arsye.

Është aftësia për të përshkuar në zonat e pavetëdijshme dhe mbi të gjitha të parandërgjegjshme të mendjes, një burim i jashtëzakonshëm i qenies njerëzore, një ndihmë e jashtëzakonshme për të ecur në jetë.

Edhe pse në disa njerëz është natyrshëm më i zhvilluar se të tjerët, intuita mund të ‘stërvitet’. Shumë njerëz i bazojnë vendimet e tyre pikërisht në ndjesitë ndaj lëkurës, ato të menjëhershme. Ata i besojnë intuitës së tyre në kurriz të vlerësimeve edhe më objektive.

Njerëzit më të kontrolluar dhe më kontrollues, nga ana tjetër, e kanë të vështirë të heqin dorë. Natyrisht, të qenit racional është i nevojshëm, vetëm kontrolli i tepruar, nga frika e botës së nxitjes imagjinative dhe të pavetëdijshme, mund të krijojë blloqe për intuitën.

(Kosova Sot Online)