Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të kurseni para

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 08:48
Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të kurseni para

Nëse habiteni se sa shpejt ju mbarohen paratë, mendoni se sa ju kushtojnë zakonet e përditshme.

A shpenzoni 10 apo 15 dollarë për ushqime të shpejta çdo ditë? A vraponi për të blerë diçka që në të vërtet nuk iu nevojitet? A bëni blerje të ndryshme vetëm për të qenë në të njëjtin nivel si miqtë tuaj?

Këto zakone, në dukjet të vogla, mund t’iu ndihmojnë të kurseni qindra madje dhe mijëra para çdo vit.

Ja disa nga gjërat më të mira dhe të thjeshta që njerëzit mund të bëjnë për të kursyer para çdo ditë:

Bëjini punët vetë

Sfidoni veten duke mësuar aftësi të reja dhe duke provuar kënaqësinë e të bërit diçka vet. Punë që realizohen lehtë si: lyerja e shtëpisë me bojë, rregullime të vogla hidraulike, qepje, mirëmbajtje të biçikletës, pjekje, gatim pse jo dhe kopshtari ju ndihmojnë të kurseni dhe njëkohësisht të argëtoheni.

Llogaritni shpenzimet

Është e rëndësishme të dini në fund të çdo muaji se si janë shpenzuar paratë tuaja. Të gjithë bëjmë gabime, kur vjen puna te shpenzimet. Mendoni për faturat, makinën, qeranë, internetin, etj.

Shpenzoni vetëm paratë që keni

Në ditët e sotme është e thjesht të futesh në borxhe dhe të blesh çdo gjë që ti dëshiron. Është e kuptueshme të zotërtoni një kartë krediti për një emergjencë, por mos e shfrytëzoni sa herë që nuk keni para mjaftueshëm. Ruajeni për ditë të vështira dhe shpenzoni vetëm paratë që jeni në gjendje të shpenzoni.

Rrini larg jetës së natës

Besoj e keni dëgjuar shprehjen “Nata është me barrë, s’dihet ç’pjellë.” Dhe kjo është një këshillë shumë e mirë për ata që duan të kursejnë. Nata i bën njerëzit t’i boshatisin xhepat për gjëra të panevojshme, sidomos kur jeni të rinj. Pije, argëtim dhe çmenduri të tjera që në mëngjes ju bëjnë të pendoheni.

Jini të lumtur me ato që keni

(Kosova Sot Online)