Truk i dobishëm që sa më shpejt t’i thani këpucët e lagura ditëve me shi

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 11:30
Truk i dobishëm që sa më shpejt t’i thani këpucët e lagura ditëve me shi

Para jush janë ditët me shi, mirëpo pas tyre na pret edhe dëbora. Edhe në këpucët e papërshkueshme nga uji ndodh ndonjëherë të depërtojë uji kur ka reshje të mëdha.

Për t’i tharë tërësisht këpucët dhe çizmet ju duhet shumë kohë. Mirëpo, ekziston një truk i cili mund t’ju ndihmojë që ta shkurtoni kohën.

Nuk ju nevojiten kurrfarë sprejesh të shtrenjta as mundim i tepërt, por vetëm gazeta të vjetra.

Nga këpucët e lagura fillimisht nxirrni shtresat, pasta brendësinë e këpucëve mbusheni me gazeta të zhubravitura. Për pak orë letra do të thithë lagështinë.

Nëse dëshironi edhe më shumë ta përshpejtoni këtë proces, këpucën në të cilën keni vënë letër vendoseni afër shporetit apo furnelës apo afër ndonjë burimi tjetër të nxehtësisë.

Nxehtësia mund të dëmtojë materialin, dhe nuk është e përshtatshme as për letrat e ndezshme, posaçërisht nëse nuk jeni në shtëpi derisa këpuca thahet. 

(Kosova Sot Online)