Aniston inkurajon gratë si të duan flokët e tyre

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 14:38
Aniston inkurajon gratë si të duan flokët e tyre

Jennifer Aniston është padyshim ikona jonë e preferuar e bukurisë. Flokët me shkëlqim janë të ndërthurur me emrin e saj dhe ne i duam sekretet që ajo ka për rutinën e kujdesit të flokëve. Në fund të fundit, ajo e filloi karrierën e saj me prerjen ikonë të Rashelit në “Friends” që i frymëzon femrat edhe sot. Ylli i ‘Morning Show’ lançoi linjën e saj të kujdesit të flokëve në 2021, LolaVie. Me rastin e lançimeve të reja të markës së saj, ajo foli për Glamour si për kujdesin që bën për flokët e saj, ashtu edhe për mendimin e saj për flokët me thinja.

Cili është sekreti juaj për flokë të shkëlqyeshëm?

Sekreti është përdorimi i produkteve të duhura, pra ato me përbërësit më të mirë. Përpiqem ta mbaj rutinën time të thjeshtë dhe të kufizoj numrin e produkteve që përdor, ndaj më pëlqen LolaVie. Produktet tona janë të dizajnuara për shumë detyra dhe janë bërë me përbërës bimor me cilësi të lartë.

(Kosova Sot Online)