Hidheni një përbërës në ujë dhe nuk do ta shihni pluhurin për javë të tëra

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 08:40
Hidheni një përbërës në ujë dhe nuk do ta shihni pluhurin për javë të tëra

Nuk bëhet fjalë për sodë buke, por për një përbërës tjetër

Një përbërës bën mrekulli në pastrim. Duhet vetëm ta shtoni në ujë dhe nëse dini si ta përdorni, shtëpia juaj do të jetë e pastër.

Fjala është për glicerinën.

Pastrimi me glicerinë:

Largon pluhurin për një kohë të gjatë

Për ta bërë këtë gjë, shtoni pak glicerinë në një enë me ujë. Njomeni një leckë në atë ujë dhe fshini sipërfaqet. Pluhurin nuk do ta shihni së paku 10 ditë. Kjo metodë pastrimi përdoret në muze.

Pastron shkëlqyeshëm dyshemetë

Për t’i pastruar shpejt dhe mirë dyshemetë e papastra, vetëm shtoni disa pika glicerinë në një kovë me ujë.

Heq njollat nga rrobat

Disa pika glicerinë hidhni në njollë dhe shpëlajeni me ujë në të cilin keni shtuar pak kripë. Për t’i hequr njollat nga çaji, kafja apo çokollata, vetëm përgatiteni tretjen me glicerinë dhe kripë, qiteni në njollë dhe pas gjysmë ore lajeni njollën.

Mirëmban siç duhet mobiliet prej lëkure

Nëse i keni gërvishtur mobiliet prej lëkure, mjafton t’i fshini me një leckë pambuku të zhytur në glicerinë. Përsëriteni procesin dy deri në tre herë.

Dritaret

Përzieni glicerinë dhe alkoolin etilik në një raport 1:10 dhe fshijini dritaret me këtë përzierje. As pluhuri dhe as papastërtia nuk do të dëmtojnë pastërtinë e dritareve tuaja për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot Online)