Këto sekrete nuk duhet t’i tregoni kurrë

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 08:43
Këto sekrete nuk duhet t’i tregoni kurrë

Nuk është gjithmonë në interesin tuaj më të mirë, që të ndani me të tjerët çdo fakt dhe aspekt të jetës suaj. Të flasësh me tepri për veten tënde është një mënyrë e mirë për t’i larguar të tjerët dhe për të krijuar një ego monstruoze. Ja disa tema që, nëse ndieni nevojën t’i nxirrni në një bisedë, bëni mirë ta rimendoni.

– Të veçantat e stilit tuaj të jetesës

Shumica e njerëzve përpiqen të përmirësojnë veten dhe cilësinë e jetës. Ndërkohë që është gjë shumë e mirë që më në fund arritët ta shmangni një peshë, apo siguruat një ngritje në detyrë, ju nuk duhet të mburreni. Ndërkohë që duhet të ndani pjesë të jetës suaj me ata të cilët ju interesojnë, nga ana tjetër, nëse vetëkënaqësia juaj përmbushet prej vlerësimit të të tjerëve, atëherë është e qartë se nuk po e jetoni jetën tuaj, për veten tuaj.

Konfliktet familjare

Të gjithë kanë probleme në familje, dhe ata që janë të përfshirë nuk përfitojnë nëse të huajt dijnë hollësitë. Këto janë normalisht probleme shumë personale. Thjeshtë sepse ju ndiheni rehat nëse rrëfeni versionin tuaj, pjesëtarët e familjes mund të ndihen tejet të sikletosur apo turpëruar. Shtimi i negativitetit nuk e ndihmon situatën. Informacionet konfidencialë mbajini të tillë. Nëse gjërat janë të rrezikshme apo të pamenaxhueshme, ka një dallim mes kërkimit të ndihmës, dhe ndarjes joproduktive të informacionit. Nëse i thoni terapistit apo mikut tuaj se si janë gjërat, për të përftuar perspektivë, kjo është gjë e mirë. Thirrja e policisë në situata dhune është gjë e mirë. Përhapja e informacionit thjeshtë për hir të përgojimit, nuk është aspak gjë e mirë.

Iluminimi juaj

Nëse keni patur një përvojë që të ka sjellë një ndjesi iluminimi, ka më nyra më të mira për ta ndarë këtë perspektivë, si dhe ndjenjat, se sa thjeshtë duke shpallur gjendjen tuaj. E njëjta gjë vlen për arsimin dhe urtësinë, nëse ofroni shembuj të pakërkuar të shkëlqimit tuaj në këto fusha është një mënyrë e mirë për të arritur efektin e kundërt. Nëse dikush dëshiron të dijë kualifikimet tuaja, ata do të kërkojnë në mënyrë specifike.

Gjërat e mira që keni bërë

Nëse mburreni për faktin që jeni njeri i mirë, ju praktikisht shkatërroni gjithë atë sens altruizmi që ka qenë i pranishëm në veprimet tuaja të mira. Po kështu është mungesë respekti ndaj të tjerëve, pasi po thoni se jeni më i mirë se ata. Normalisht ju supozohet që duhet të jeni njeri i mirë. Njeriu nuk pret vlerësime ngaqë nuk pi helm, sepse kjo është e vetëkuptueshme. E njëjta gjë mund të thuhet për një njeri të mirë. Në përpjekjen tuaj për t’i bërë njerëzit të mendojnë më pozitivisht për ju, ju mund të përfundoni duke mbjellë farat e një dyshimi që përndryshe nuk do të kish qenë. Përse përpiqeni t’i bëni njerëzit të mendojnë që ju jeni një samaritan i mirë? Çfarë po fshihni?

Ambiciet tuaja më të thella

Kur ne flasim për objektivat e ardhshëm, truri ynë e percepton këtë veprpim të të folurit si një arritje produktive drejt objektivit. Nuk ka rëndësi nëse po ia shpjegoni një miku, truri juaj thjeshtë mendon se është bërë goxha punë, edhe pse thjeshtë duke folur, dhe humbet motivimin. Ka shumë studime, që nga viti 1933, që e mbështesin këtë lloj ideje. Bisedat e tepruara për një objektiv i japin atij që e ka qëllimin, një ndjesi përmbushjeje, që është e parakohshme.

(Kosova Sot Online)