Ju prezantojmë me look-un e parë të Kylie-t këtë Halloween

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 12:23
Ju prezantojmë me look-un e parë të Kylie-t këtë Halloween

Në kuadër të promovimit të serisë së takimeve të saj me yjet, të quajtur “Who’s In My Bathroom?” Hailey Bieber ka informuar fansat për të ftuarën e episodit të radhës, dhe është pikërisht Kylie Jenner. Modelja tashmë ka pasur të ftuar Emily Ratajkowsky-n, Gëyneth Paltrow apo Kendall Jenner, dhe tani është koha për një tjetër motër nga familja Kardashian.

Hailey ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një foto të Kylie Jenner, të shtrirë në një vaskë në studion e regjistrimit.

Duke pasur parasysh look-un e Kylie, mund të thuhet se episodit do të transmetohet për Halloween, megjithatë kjo nuk dihet ende pasi Hailey nuk ka vendosur asnjë mbishkrim krahas fotos. Vlen të theksohet se kjo është pamja e parë e themeluese së “Kylie Cosmetics” me kostum Halloweeni për këtë vit.

Kylie ka veshur një fustan të gjatë të zi dhe një varëse, ndërsa fytyra e saj është e lyer me ngjyrë të gjelbër dhe ajo mban një lodër me skelet të përqafuar. E gjithë studioja është ngritur për Halloween, me lakuriqë të rremë nëpër mure dhe qirinj të varur në tavan.

Ndjekësit kanë shpërthyer menjëherë me komente, disa lidhur me intervistën ndërsa të tjerë lidhur me pamjen e Kylie për Halloween. Nizur nga ngjyra e lëkurës, komentuesit e krahasojnë Kylien me personazhin Shrek, ndërsa të tjerë shkruajnë se e dashurojnë look-un e saj.

Detajet e bisedës mbeten ende sekret, por duke pasur parasysh kontaktet e ngushta mes Hailey dhe familjes Kardshian, mund të presim që të jetë një takim shumë i hapur dhe miqësor. Intervistat në të cilat 25-vjeçarja bisedon me të ftuarit e saj janë shumë informale. Para së gjithash, ato zhvillohen në banjë. Këtu zhvillohet biseda, por edhe ngrënia bashkë apo testimi i kozmetikës.

(Kosova Sot Online)