7 mënyra si të shfaqeni me vetëbesim

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 08:50
7 mënyra si të shfaqeni me vetëbesim

Të gjithë, në një moment të caktuar, mund të kemi pasur pasiguri, qoftë në shkollë, punë, takime me njerëz të rinj etj. Ankthi në të tilla ngjarje është i kuptueshëm, megjithatë ju mund të përdorni disa teknika të thjeshta nëse doni të shfaqeni të sigurt dhe me vetëbesim.

Shprehitë e fytyrës: Nëse nuk doni ta shfaqni sikletin, bëni mirë që të kontrolloni shprehitë e fytyrës. Merrni frymë thellë, kështu do të qetësoheni dhe do ta keni më të lehtë të kontrolloni një situatë stresuese. Kini parasysh që të mos i mbani vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe kokën e ulur.

Qëndrimi i duhur: Njerëzit që kanë mungesë vetëbesimi, zakonisht qëndrojnë me supet e përkulura. Qëndrimi drejt u komunikon të tjerëve qëndrueshmëri dhe vetëbesim.

Buzëqeshja: Mos e nënvlerësoni! Përpos faktit që dukeni më tërheqës, transmetoni vetëbesim. Ndodh që duke i buzëqeshur dikujt, gjasat janë të larta që edhe ai/ajo t'jua kthejë dhe kjo gjë mund t’ju ndihmojë të kontrolloni emocionet.

Kontakti me sy: Kontakti me sy është një ndër tiparet kryesore të njerëzve me vetëbesim të lartë. Dikush që largon shikimin tregon jo vetëm mungesë interesi, por edhe paqëndrueshmëri.

Animi i kokës: Një gjest i tillë përcjell vetëbesim dhe ju bën të dukeni më tërheqës.

Parfum? Ekspertët e gjuhës së trupit shtojnë edhe se një ndër faktorët kryesorë të tërheqjes është parfumi. Vanilja dhe myshku nuk do t’ju zhgënjejnë kurrë.

Më tepër se gjithçka tjetër, rëndësi ka mënyra si e shihni veten.

(Kosova Sot Online)