Xhaketa në tapetin e kuq që mori mbi 150 orë për t’u përfunduar

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 12:10
Xhaketa në tapetin e kuq që mori mbi 150 orë për t’u përfunduar

Në premierën e fundjavës së kaluar të filmit të ri të regjisorit italian Luca Guadagnino “Bones and All” gjatë Festivalit të Filmit, aktorja Taylor Russell u shfaq në tapetin e kuq me një veshje nga Schiaparelli. Veshja ishte e qepur me dorë në atelienë e markës në Paris dhe përbëhej nga një xhaketë e zezë e shkurtër me shpatulla të strukturuara, një kapelë të zezë dhe një fund me dy harqe prej kadifeje. Në sy binte korseja e dyfishtë prej sateni, ngjyrë shampanje, me prerjen e saj në vijë të gjatë në formë V.

“Vetëm xhaketa mori mbi 150 orë dhe pesë pajisje për t’u bërë siç duhet”, tha stilisti Daniel Roseberry për Harper’s Bazaar.

(Kosova Sot Online)