Mos hidhni lëvoret e gështenjës, ju ndihmon shumë për flokët, ja si

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 10:23
Mos hidhni lëvoret e gështenjës, ju ndihmon shumë për flokët, ja si

Pavarësisht të daljes në treg të produkteve të shumta kozmetike, recetat popullore na kryjnë punë shpesh më shumë se markat e shtrenjta.

I tillë është edhe rasti i lëvores së gështenjave.

Ky “ilaç i gjysheve” në fakt shërben për të zbardhur flokët dhe për t’u dhënë flokëve tuaj një shkëlqim të lehtë bakri.

Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe zgjat gjysmë ore.

Merrni 15 lëvore gështenje dhe zhytni në një tenxhere me përafërsisht një litër e gjysmë ujë.

Zieni dhe lini të zihen rreth tre minuta në zjarr të vogël. Do të vëreni që uji do të bëhet i errët i gështenjtë.

Tani filtroni me ndihmën e një kullueseje dhe prisni të bëhet i vakët para se ta aplikoni në flokë si mjet për shpëlarje pas larjes me shampo.

Nëse dëshironi, mund të përdorni spërkatës.

Natyrisht, kjo nuk është ngjyra e vërtetë, por do të shihni që do t’ju ndihmojë të intensifikoni flokët tuaj të gështenjtë.

(Kosova Sot Online)