Kështu duket ngjyra më e kërkuar e momentit për flokët

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 08:51
Kështu duket ngjyra më e kërkuar e momentit për flokët

Flokët biond nuk dalin asnjëherë nga moda, duke ndryshuar vetëm versionet ndër vite.

Këtë sezon duket se vajzat po shkojnë drejt një tjetër tendence dhe quhet “bionde kashmiri”.

Kjo nuancë quhet specifikisht e tillë sepse i bën flokët të duken të butë, është ngjyrë e artë, e pastër dhe e bën flokun të duket më i shëndetshëm nga ç’është.

Duket perfekt për vjeshtë dhe jo më kot, fotot e biondeve që shihni nëpër Instagram ju pëlqejnë kaq shumë.

Ajo çfarë duhet të konsideroni para se të vendosni për bionden e kashmirit është vendi ku do t’i realizoni.

Produktet duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe parukierja profesioniste.

(Kosova Sot Online)