Jennifer Lopez kombinon gjerdanin mahnitës me një fustan të bardhë

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 11:59
Jennifer Lopez kombinon gjerdanin mahnitës me një fustan të bardhë

Në foto, 53-vjeçarja Jennifer Lopez , mund të shihet duke kombinuar gjerdanin mahnitës me një fustan të bardhë mëndafshi nga Halston dhe një pallto të bardhë gëzofi.

Dashuria është në ajër për të porsamartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët duket se nuk ngopen duke shfaqur romancën e tyre në përrallë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Dhe, duket se JLO dëshiron ta mbajë afër zemrës së saj, fjalë për fjalë, pasi ajo postoi një seri fotografish në Instagram me një gjerdan ‘Jennifer & Ben’.

Ajo gjithashtu kishte veshur një gjerdan të gjatë kolibri dhe një palë vathë loti diamanti nga Raven Fine Jewelers.

Image


(Kosova Sot Online)