Nuanca e flokëve, për të cilën fermat janë ngjitur si magnet

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 14:42
Nuanca e flokëve, për të cilën fermat janë ngjitur si magnet

Nëse jeni brune që i ka në qejf ndryshimet që në mënyrë të përsosur përshtaten me ditët vjeshtore dhe dimërore, atëherë ky është opsioni i duhur për juve. Në vendlindjen e modeles Gisele Bundchen, stili i flokut të cilin femrat e kërkojnë më së shumti është "brune e ndritshme". Stilisti Joao Bosko nga Sao Paol thotë se pothuajse gjysma nga klientët e tij e kërkojnë këtë ngjyrë, e cila ngadalë po shndërrohet në stilin më të kërkuar kur në pyetje është floku, natyrisht pas ngjyrës së verdhë.

Ai, dukjen e brunesë së ndritshme e arrin duke vendosur tri nuanca më të ndritshme sesa ngjyra natyrale e flokut, duke i vendosur në majat e flokut, e më pas me ndihmën e duarve nuancat i shtyn nga mesi i flokut. Pas kësaj, në rrënjën e flokut vendosni tone me ngjyrë të ngjashme me ato neutrale, e në rrënjë vendosni tone të ngjashme me ngjyrën neutrale, e rezultat është kombinimi i përsosur që është shumë i lehtë për t'u mbajtur. Marrë parasysh faktin se në rrënjën e flokut tonet mezi dallohen nga tonet natyrale, përfundimi i ngjyrës është i hatashëm.

(Kosova Sot Online)