Një mejkap i lehtë kurrë nuk është i tepërt

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 09:58
Një mejkap i lehtë kurrë nuk është i tepërt

Gjatë verës kryesisht evitojmë përdorimin e pudrës, por edhe grimin e rëndë, i cili na pengon për shkak të nxehtësisë dhe djersitjes.

Megjithatë, nuk mund t'i bëjmë ballë lëkurës së bronzuar, e cila duket tepër seksi. Ja si ta arrini pamjen e lëkurës së nxirë në diell:

 

Hapi i parë: Merreni brushën e 'ajlajnerit' të lëngët dhe qitni në të pak 'prajmer' në formë të sprejit. Në këtë mënyrë lehtësoni ngjyerjen e hijes në drejtimin e duhur.

Hapi i dytë: Zgjidheni një hije të ngjyrës metalike të bronztë dhe vendoseni në sasi të vogël në brushë.

Hapii i tretë: Sikur me 'ajlajner', nëpër vijën e epërme të qerpikëve bëjeni një vijë, ashtu që ajo të marrë fund pak pas këndit të jashtëm të syrit.

Të njëjtën gjë përsëriteni edhe te syri tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Maskarën mund ta vendoseni sipas dëshirës, por ajo nuk ju nevojitet, meqë shkëlqimi i hijes mjafton për krijimin e efektit bronzues, të verës.  

(Kosova Sot Online)