Lexoni edhe:
'Qejfi me shoqni' kënga më e re nga Neki Emra
PASTRIMI I THELLË I LËKURËS
Mënyra e parë për të reduktuar madhësinë e poreve tuaja është të adoptoni një rutinë të përditshme të pastrimit, duke përdorur edhe produktet e duhura për juve. Lëkura e fytyrës është shumë më delikate sesa pjesët e tjera të trupit dhe kërkon regjim tretmani që nuk e ndryshon pH-në e saj. Për të parandaluar këtë problem, sigurohuni që sapunët dhe losionet t'i zgjidhni sipas çehres tuaj.
'Qejfi me shoqni' kënga më e re nga Neki EmraLexoni edhe:
PËRDORNI PRODUKTE PËR PASTRIM
Përdorimi i rregullt i produkteve pastruese janë mënyra më e mirë për të luftuar prodhimin e tepërt të yndyrave nga poret. Vetitë e këtyre produkteve janë ideale për heqjen e helmeve dhe njollave të zeza. Përderisa mund t'i përdorni preparatet që shiten nëpër barnatore dhe dyqane kozmetike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, mund t'i përdorni edhe produktet që përgatiten në mënyrë natyrale. Produktet si këto t'i përdorni dy herë në javë në mënuar që të shmangni dëmtimin e lëkurës.
USHQIMI I SHËNDETSHËM
Një nga arsyet kryesore që tretmanë të ndryshëm për fytyrën dështojnë është se një person nuk ka shprehi të mira në ushqim. Nëse qëllimi është për të reduktuar madhësinë e poreve dhe për të përmirësuar gjendjen e lëkurës, duhet bërë disa modifikime në ushqimin tuaj. Së pari duhet kufizuar konsumimin e sheqerit dhe karbohidrateve të thjeshta, yndyrave të ngopura. Ndërkohë, provoni të hani mish me pak yndyrë, drithëra, pemë dhe perime të freskëta.
PINI MË SHUMË UJË
Lëkura e dehidruar thahet dhe kështu përkeqëson çehren e yndyrshme me zgjerimin e poreve. Duke konsumuar sasi më të madhe të ujit do të ndihmoni në rregullimin e prodhimit të yndyrës dhe do të eliminoni qelizat e vdekura.
(Kosova Sot Online)