Hiqini njollat nga fytyra me ndihmën e majdanozit

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 15:00
Hiqini njollat nga fytyra me ndihmën e majdanozit

Njollat në lëkurë janë pasojë e shkaktarëve të ndryshëm, si ekspozimi në rrezet e forta të diellit, shërimit jo të mirë të akneve, përdorimi i shumtë i preparateve të kozmetikës apo edhe punës jo të mirë të pigmenteve të lëkurës, e me plakjen çrregullime të tilla janë gjithnjë e më të theksuara. Për fat të mirë, ekzistojnë preparate natyrale që veprojnë te gjendjet si këto.

 

RECETA PËR LOSION NGA LIMONI DHE MAJDANOZI

Përbërësit: - 100 ml lëng limoni; - 150 ml ujë të destiluar; - 50 ml 70 për qind alkool; - 2 lugë majdanoz. Përgatitja: Gjethet e majdanozit i imtësoni dhe i përzieni me ujë dhe alkool. I futni në kavanoz, e mbyllni dhe e lini gjatë natës. Ditën vijuese lëngun e procedoni dhe shtoni lëngun e limonit. Losionin aplikojeni në mëngjes në fytyrë të pastër dhe qafë.

RECETA PËR LOSION NGA MAJDANOZI DHE UJI MINERAL

Përbërësit: - 25 gr majdanoz të freskët; - 200 ml ujë; - 300 ml ujë mineral. Përgatitja: Majdanozin e zieni në dy decilitra ujë,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, e lini të ftohet në një enë të mbyllur, e lëngun e mbani në të hapur. Lëngun e ftohur e procedoni dhe aty shtoni edhe tre decilitra ujë mineral. Losionin e ruani në shishe të mbyllur të errët, në vend të ftohtë.

MASKË NGA MAJDANOZI DHE KOSI

Përbërësit: 3 lugë majdanoz të copëtuar; 3 lugë kos. Përgatitja: Përzieni përbërësit dhe me masën e fituar lyeni fytyrën dhe qafën. Pas njëzet minutave maskën e hiqni dhe shpëlani me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)femra