Bukuria dhe hiri i një femre

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 15:00
Bukuria dhe hiri i një femre

Flokët e fortë, të dendur dhe të gjatë janë ëndërr e shumë femrave dhe, me të vërtetë, nuk ka gjë më të bukur sesa ta shohësh një femër me flokë të mirëmbajtur dhe të rregulluar si duhet. Por, që të gjithë e dimë se ky, në disa raste, është mision i pamundur, sidomos nëse keni flokë të hollë, apo edhe ju bien. Pra, nëse keni problem me flokë të hollë, të cilët herë-herë edhe iu bien dhe thyhen, mos u dëshpëroni.

Ka zgjidhje dhe ajo gjendet në frigoriferin tuaj. Alopecia është problem i shpeshtë i femrave, e ai mund të shkaktohet edhe gjenetikisht, apo mund të paraqitet si pasojë e lidhjes së shpeshtë të flokëve në bisht, apo duq. Por, kjo recetë e thjeshtë mund t'ju ndihmojë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Krejt çka ju nevojitet është xhenxhefili i freskët. Prejeni një copë të xhenxhefilit të freskët dhe lyejeni vendin ku doni t'i rigjeneroni flokët.

Fërkojeni mirë atë vend, ashtu që xhenxhefili të lëshojë pak lëng. Lëreni që të qëndrojë 30 minuta. Më pas lani flokët në mënyrë të rëndomtë. Këtë veprim e përsëritni aq shpesh sa të doni, derisa ta vëreni stimulimin e rritjes së flokëve. Xhenxhefili e ka këtë veti, meqë rrit qarkullimin e gjakut dhe, si rrjedhim, rrënja e flokëve rritet më shpejt. Xhenxhefili është i pasur me thartira yndyrore, të cilat pengojnë rënien e tyre. 


(Kosova Sot Online)