Si ta parandaloni plakjen e lëkurës në qafë?

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 14:42
Si ta parandaloni plakjen e lëkurës në qafë?

KUJDESI PËR LËKURËN NË QAFË

Nuk keni pse të blini kremra të veçanta për qafë, por detyrimisht të vendosni krem çdo mbrëmje në atë pjesë. Në mëngjes dhe në mbrëmje, para vendosjes së kremit në fytyrë, mos harroni që të njëjtin krem ta vendosni edhe në qafë. Këtë gjithmonë bëjeni me lëvizje të buta nga poshtë lart

 

. USHTRIMET E QAFËS

Këto ushtrime ju ndihmojnë ta lironi qafën. Formoni buzët në pozën se po e puthni dikë, më pas kokën e lëvizni poshtë dhe lartë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Do të ndiheni mirë dhe kështu do ta forconi qafën. Ushtrimin mund ta bëni së paku njëzet herë.

QËNDRIMI DREJT Nëse qëndroni të strukur dhe nëse pothuajse mjekra juaj prek eshtrat, shumë më herët rrudhat do të shfaqen në qafë. Mbajeni kokën dhe qafën lartë, me krenari.  

(Kosova Sot Online)