Pse femrat gabojnë gjatë rutinës së tyre të bukurisë

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 09:59
Pse femrat gabojnë gjatë rutinës së tyre të bukurisë

MOSPASTRIMI I DUARVE PARA APLIKIMIT TË GRIMIT

Mospastrimi i duarve para aplikimit të serumit apo kremit është njëri nga gabimet më të mëdha që ju mund ta bëni. Andaj, keni më tepër kujdes dhe pastroni duart para se t'i fusni në produktet tuaja të bukurisë, pasi që nuk do të dëshironit që produktet e ndryshme dhe lëkura juaj të ishte në kontakt me bakteret. 

 

SHTRYDHJA E PUÇRRAVE

Njëri nga gabimet më të mëdha që mund ta bëni është t'i shtrydhni puçrrat. Një gjë e tillë ndikon në shpërndarjen e infeksionit nën lëkurë, duke bërë që në lëkurën tuaj të shfaqen edhe më shumë puçrra. Sa herë që e shtrydhni një puçërr ju hapni një plagë e plagët i tërheqin shumë më lehtë bakteret.

INJORIMI I KREMIT MBROJTËS

Përdorimi i kremit për mbrojtje nga rrezet e diellit është i domosdoshëm për stinët e nxehta, mirëpo është i nevojshëm gjatë gjithë vitit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". "Lëkura juaj ka nevojë për mbrojtje çdo ditë, andaj duhet të aplikoni kremin për mbrojtje nga rrezet për çdo ditë", ka thënë dermatologia Dr. Adebola Dele-Michael. 

(Kosova Sot Online)