Kapiti: Pse disa 'miq' më dolën 'armiq'?

Kapiti: Pse disa 'miq' më dolën 'armiq'?
Kapiti: Pse disa 'miq' më dolën 'armiq'?

Skender Kapiti

  • 29 April 2026 - 14:21

Nga Skënder Sadri KAPITI

Miq nuk ka, sepse miku më i mirë sapo ndryshojnë rrethanat dhe interesat , miku më i mirë të bëhet armiku më i madh.Unë jam me bindje dhe me formim ,trashëgimi dhe edukatë nacionaliste.Dhe të tillë i zgjidhja edhe miqt dhe shokët në Shqipëri dhe Kosovë.Kam linduar në Shqipëri ,por prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë.

Në kohën e komunizmit në Shqipëri nuk behej fjalë për nacionalizëm, dhe as që mësohej për Kosovën dhe për nacionalizmin shqiptar.Kush ishte nacionalist në Shqipëri burgosej dhe internohej e ndëshkohej politikisht.

Me rënien e komunizmit unë prisja që të fitonte zgjedhjet krahu i politikës së djathtë, pra nacionalizmi.Takoja dhe bëra shok e miq demokratët e Partisë Demokratike duke menduar se ata ishin shtresa nacionaliste e burgosur dhe e përndjekur.

Bisedoja me ta për  regjimin e egër komunist, shumica prej tyre  rrihnin gjoksin si patriotë e kundërshtarë të regjimit komunist dhe patriotë.

Mirëpo thuhej se më të devotshmit si spiunë e servilë të regjimit komunist në Shqipëri ishin nga familjet që kishin ndonjë antarë të tyre të burgosur politik.Në fakt rezulton se në Shqipëri ka pasur shumë pak të burgosur politik të vërtetë, pasi shumë kanë qenë të burgosur ordinerë por që për t’i dënuar më rëndë ua vishnin epitetin si të dënuar politik.

Pse e titullova shkrimin tim:  “Pse disa “miq” më dolën armiq”. Duke u nisur nga fakti se në Shqipëri nuk ka asnjë parti nacionaliste, pasi të gjitha janë derivate majtiste e liderë të tyre janë ishkomunistë dhe ishspiunë të regjimit komunist shkrova një shkrim me titull:

“Dekomunistifimi:Kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë”, dhe ua dërgova disa mediave dhe miqve e shokëve të mi, prej të cilëve nuk mora asnjë përgjigje, gjë që nuk e prisja pasi në takime e biseda me ta , ata hiqen si demokratë, antikomunistë të devotshëm dhe patriotë.

Mirëpo  vetë fakti se ata janë arsimuar dhe diplomuar në universitet në kohën e regjimit komunist, kjo do të thotë se ata paskan pasur biografi të mirë  komuniste, pasi kurrë këtë të drejtë për arsim të lartë nuk e merrte ai  që ishte kundërshtar i regjimit komunist dhe nacionalist i vërtetë.

Kjo tregon se aq thellë paska qenë e infektuar shoqëria shqiptare nga komunizmi, i cili paska depërtuar pothuajse në tërë shoqërinë, disa si komunistë dhe disa si spiunë e shërbëtorë të regjimit komunist.

Ishkomunistët, ishsigurimsat e shtetit dhe bijtë e tyre por edhe intelektualët e diplomuar në kohën e regjimit komunist, shumica e tyre u konvertuan ne demokratë të rrejshëm dhe kapën politikën ,pushtetin, shoqërinë ,akademinë, mediat dhe shoqërinë civile në Shqipëri gjë që ka mundësuar moslejimin e angazhimit dhe të pjesëmarrjes në politikë të nacionalizmit dhe nacionalistëve të vërtetë.

 “Dekomunistifikimi:kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun  nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë”:

 

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e infektuar nga virusi komunist edhe sot pas 35 vitesh tranzicion. Vazhdon trashëgimia dhe kultuara komuniste në politikë, në qeverrisje, në parlament, në shoqërinë civile ,në drejtësi dhe në media. Intelektualet janë akoma dhe më keq të molepsur dhe në koma patologjike nga sëmundja e së kaluarës komuniste. Të gjitha mediat, gazeta e televizione , me shumë pak  përjashtime të rralla janë ndarë nga e kaluara komuniste , të rralla janë ato media kritike të ishregjimit komunist dhe të regjimit të sotëm të korrupsionit paskomunist.

Komunizmi në Shqipëri u zbatua si një komunizëm fanatik ekstrem,  një revolucion primitiv i eger, cnjerëzor  dhe antinacionalist.   Për ato trauma, për atë mjerrim e varfëri, për atë antihumanizëm dhe fatkeqësi e tragjedi njerëzore, familjare e publike që u ka shkaktuar komunizmi shqiptarëve,  ky virus epidemie 50 vjecar duhej të ishte izoluar politikisht  në karantinë.

Që të dekomunistifikohej Shqipëria, që të pastrohej nga rrangallet e komunizmit  do të duhej një Vetting politik, që edhe nëse ke qenë qoftë edhe një ditë antar i Partisë Komuniste të Shqipërisë  dhe spiun i regjimit të saj nuk do të duhej  lejuar vazhdimësia e  tyre në politikë.

Kjo për arsye se që të bëheshe komunist dhe spiun i sigurimit të diktaturës komuniste duhej të vertetoje se plotëson kriteret për komunist dhe të kesh treguar prova se je besnik i Partisë , duhej të bëje stazh e kurs partie, duhet të kishe biografi të mirë komuniste, si besnik e shërbëtor partied he kryetarit të saj Enver Hoxha, si revolucionar  dhe spiun partie dhe i ashpër dhe i pakompromis  e të ishe në vijë të parë të frontit pro luftës së klasave,për dënimin,burgosjen dhe internimin politik të atyre që mendojnë ndryshe nga partia dhe vija ideologjike e saj.

Kjo gjë jo vetëm se nuk ndodhi në Shqipëri, por edhe tranzicioni në Shqipëri u kap dhe u drejtua nga ishkomunistët, ishspiunët dhe pinjollët e tyre të cilët kapën të gjitha partitë politikë, drejtësinë, akademinë,ekonominë dhe mashtruan dhe u maskuan si demokratë, të cilët rrënuan gjithcka, që  vodhën e grabitën pasuritë kombëtare , që po këta ishkomunistë e ishspiunë  bënë zëvëndësimin e regjimit komunist me regjimin e ri të korrupsionit dhe të hajdutësrisë.Prandaj Shqipëria edhe sot pas 35 vitesh tranzicion është në këtë farë dergjeje.

Edhe Kosovës i duhet dekomunistifikimi, i duhet një Vetting real politik, duhet që partitë politike edhe në Kosovë t’i nënshtrohet një Vetting-u,  pastrimit nga ish komunistët,nga ishspiunët e UDB-së dhe nga nostalgjikët e së shkuarës që vegjetojnë akoma në politikë, drejtësi, akademi dhe në media.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".