Ava Max flet për objektivat e saj gjatë muajve në vijim

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 09:27
Ava Max flet për objektivat e saj gjatë muajve në vijim

Ava Max ka folur për albumin e saj të ri dhe qëllimet e saj për një turne botëror, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Një nga pikat e saj të preferuara të këtij viti ishte publikimi i albumit të saj të ri "Diamonds and Dancefloors". 

 

Ava Max tha se ishte "shumë, shumë" e emocionuar për atë njoftim dhe tha se filmimi i videos për këngën ishte një përvojë e jashtëzakonshme.

Në vitin 2023, do të publikohet albumi i saj i ri dhe se këngët janë të preferuarat e saj që ajo ka regjistruar ndonjëherë. 

"Është shumë ndryshe," tha Ava Max, shkruan gazeta "Kosova Sot Online", duke shtuar se është më me tempo të mesme dhe pak më të ngadaltë nga sa janë mësuar të dëgjojnë fansat e saj. “Ndjehem sikur njerëzit nuk e kanë parë atë anë timen”, tha Ava Max.

Max shpjegoi gjithashtu se në vitin 2023 ajo mezi pret të nisë turneun e saj kryesor, i cili do të ishte një përvojë e re për të.

Image

(Kosova Sot Online)