Zbulojeni nëse keni paragjykim negativ

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 09:52
Zbulojeni nëse keni paragjykim negativ

Situatë imagjinare: Shkoni në mbrëmje në një hotel jashtëzakonisht të bukur, me orendi që ju mbesin në memorie. Ka kudo elementë romantikë dhe ju jeni gati për disa momente të ëmbla pasioni. Kur hyni në banjë, shihni një merimangë në lavaman.

Merimanga, të them të drejtën
Takimi romantik dhe emocionet e atij momenti

Mundësuar nga

Nëse zgjodhët merimanën, do të thotë se keni paragjykim negativ, pra ke një prirje për t’u dhënë më shumë rëndësi përvojave negative sesa atyre pozitive.

Pse ndodh kjo? Sipas psikologut Rick Hanson, një paragjykim negativ është ndërtuar në trurin tonë bazuar në miliona vjet evolucion kur bëhet fjalë për kërcënimet. Paraardhësit tanë jetuan në mjedise të vështira. Ata duhet të mblidhnin ushqim duke shmangur pengesat vdekjeprurëse. Vrojtimi, reagimi dhe kujtimi i grabitqarëve dhe rreziqeve natyrore (negative) u bë më e rëndësishme sesa gjetja e ushqimit (pozitiv).

Edhe pse duket se negativiteti është një karakteristikë e paracaktuar, ne mund ta anashkalojmë atë. Ju mund të shtoni pozitivitetin duke pasur parasysh atë që është dhe nuk është e rëndësishme në jetë dhe të përqëndroheni në vlerësimin e aspekteve pozitive.

(Kosova Sot Online)