Krijoni grimin e syve 'smokey' me ngjyrë të kaltër

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 14:47
Krijoni grimin e syve 'smokey' me ngjyrë të kaltër

Grimi i syve 'smokey' ka bërë bujë të madhe viteve të fundit, me çdo ditë e më shumë femra që bëhen të fiksuara pas këtij stili të grimit. E, kohëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një ikjeje prej trendit të famshëm të përdorimit të ngjyrës së zezë për krijimin e këtij stili të grimit. Për t'ju ndihmuar që ta krijoni grimin e syve 'smokey' me ngjyrë të kaltër të ndezur, më poshtë ua kemi sjellë disa hapa që duhet ndjekur

1. NUANCA MË E ÇELTË E NGJYRËS SË ARGJENDTË

Hijezuesin e syve me nuancën më të çeltë të ngjyrës së argjendtë aplikojeni në skajin e brendshëm të secilit sy. Me ngjyrën e njëjtë trajtojeni edhe pjesën e lëkurës mbi kapakët e syve, pak nën pjesën e vetullave.

 

2. NUANCA MË E ÇELTË E NGJYRËS SË KALTËR

Pastaj zgjidheni nuancën më të çeltë të ngjyrës së kaltër, pasi kjo nuancë do të përzihet me ngjyrën e argjendtë. Është e rëndësishme ta përdorni një brushë tjetër gjatë aplikimit të nuancave të ndryshme, në mënyrë që ngjyrat e ndryshme të mos përzihen në brushë, para aplikimit.

3. NUANCA E MESME E NGJYRËS SË KALTËR

Pasi ta keni zgjedhur nuancën mesatare të ngjyrës së kaltër filloni ta aplikoni atë në qendër të kapakëve të syve. Është e rëndësishme që të mos e përhapni shumë këtë ngjyrë. Pra, përqendrohuni vetëm në qendër të kapakëve.

4. NUANCA MË E MBYLLTË E NGJYRËS SË KALTËR

Përzgjidheni nuancën më të errët të ngjyrës së kaltër që keni. Kjo ngjyrë duhet aplikuar në skajet e kapakëve të syve.

5. PËRZIENI NUANCAT ME KUJDES

Pasi ta keni marrë një brushë tjetër, me kujdes dhe shumë ngadalë filloni t'i përzieni të gjitha nuancat. Kjo gjë kërkon kohë për t'u bërë siç duhet pasi ngjyrat duhet përzier në dy mënyra të ndryshme: përgjatë kapakëve të syve dhe mbi kapakët e syve.

6. REZULTATI FINAL

Si rezultat do të fitoni grim tërheqës 'smokey', me nuancat e përziera në mënyrë të përkryer, nga më e çelëta deri tek më e mbyllëta në qepallat tuaja.

(Kosova Sot Online)