Para se t'i lani flokët, veproni kështu

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 14:41
Para se t'i lani flokët, veproni kështu

Kripa nuk është vetëm erëz, për të cilën besohet se dëmton veshkat, në fakt mund të jetë e përdorshme dhe e shkëlqyeshme në kujdesin ndaj flokut, lëkurës, madje edhe në zbutjen e dhimbjeve

KUJDESI PËR FLOKUN

A e keni ditur se nëse shtoni kripë në prodhimet e kozmetikës në fakt përmirësohet efekti i tyre? Për shembull, nëse hidhni pak kripë në shampon, e keni flokun e yndyrshëm, kjo do të jetë ideale për ju. Efekt i shkëlqyeshëm fitohet nëse në prodhimin për kujdesin e flokut e ngrohni dhe shtoni pak kripë, e aplikoni në flokë dhe e lini për 20 minuta. Kështu do të rritet volumi i flokut.

 

KUJDESI PËR LËKURËN

Nëse keni probleme me lëkurën e thatë të shputave të këmbës, përzieni pak kripë me vaj ulliri, dhe i lyeni këmbët. Këtë metodë e aplikoni disa herë në javë dhe shputat tuaja do të jenë të hidratuara dhe të bukura si të një foshnje.

HEQJA E DHIMBJEVE

Nëse përzieni kripën me pak ujë, mund ta përdorni edhe për zbutjen e dhimbjeve te lëndimet, vetëm e lyeni vendin me dhimbje me këtë tretje. Një lugë kripë e tretur në një gotë me ujë zbut edhe dhimbjet e forta të kokës.

(Kosova Sot Online)