Të famshmet, që mund t'ju inspirojnë për ngjyrosjen e flokëve

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 15:03
Të famshmet, që mund t'ju inspirojnë për ngjyrosjen e flokëve

Stilistja e flokëve, e cila punon me të famshmet, Marie Robinson, klientet e së cilës janë të famshmet, si: Emma Stone, Michelle Williams, Scarlett Johansson, Rose Byrne etj., ka folur për tri ngjyrat e flokëve, që janë në modë për këtë vjeshtë, të cilat i kemi renditur më poshtë, bashkë me emrat e yjeve që kanë provuar këto ngjyra të flokëve.

 

1. BIONDE ME NGJYRË PLATINI

Ndonëse ngjyrat e çelëta deri më tani kanë qenë më të përshtatshme për sezonet e nxehta, kohëve të fundit këto ngjyra janë bërë trend edhe për vjeshtë. Të famshmet, si: Kaley Cuoco-Sweeting, Lauren Conrad dhe Dianna Agron, së fundmi i kanë ngjyrosur flokët e tyre me ngjyrë platini. "Ngjyra e platinit është shumë elegante dhe është njëri ndër trendët më të mëdhenj të kësaj vere", ka thënë Robinson.

2. NGJYRA E KUQËRREMTË

Ngjyra e kuqërremtë është një ngjyrë shumë vjeshtore! Jessica Chastain dhe Emma Stone janë yjet që janë parë së fundmi me këtë ngjyrë në flokët e tyre. Për më tepër, kjo ngjyrë shumë lehtë mund të kombinohet me grim dhe me veshjet e ndryshme.

3. NUANCAT E ERRËTA

Të famshmet, si: Kerry Washington, Kim Kardashian dhe Lea Michele, kanë shkëlqyer kohëve të fundit me ngjyrë të errët në flokët e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”."Triku i kësaj ngjyre është të ngjyrosësh pjesën e fundit të flokëve me ngjyrë pak më të çelët, ku ngjyra e artë është shumë e përshtatshme". 


(Kosova Sot Online)