Pesë këshilla për këpucët me taka

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 15:00
Pesë këshilla për këpucët me taka

Këpucët me taka janë shndërruar në një simbol të paanashkalueshëm të feminilitetit. Por, problemi i vetëm është se ato nuk janë të rehatshme

NËSE KËPUCËT ME TAKA JANË TË NGUSHTA TE GISHTAT:

- Mbusheni qesen e plastikës me ujë, lidheni mirë dhe vërtetoni se nuk e lëshon ujin. - Shtyjeni qesen në pjesën e përparme të këpucës, deri në majë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, - Këpucën, bashkë me qese, futeni në frigorifer me ngrirje të thellë, duke e lënë aty gjatë tërë natës. - Kur të ngrihet uji, ai do ta zgjerojë dalëngadalë këpucën.

 

NËSE KËPUCËT ME TAKA JU FËRKOJNË (LËNDOJNË) SKAJEVE:

- Mbathni çorapë të trasha, të leshta, apo dy palë çorapë të holla. - Mbathni këpucët dhe me tharëse flokësh nxehni skajet e tyre, në vendin ku ju lëndojnë. - Nxehtësia do ta zgjerojë këpucën dhe do ta zbusë materialin.

NËSE KËPUCËT ME TAKA JU RRËSHQASIN:

- Merreni një copë letre gërvishtëse. - Me këtë letër fërkojeni ngadalë shuallin e këpucëve, por kini kujdes që të mos e dëmtoni pjesën e epërme të këpucëve. - Para se t'i mbathni, spërkateni pjesën e poshtme të këpucëve me sprej të llakut të flokëve.

NËSE KËPUCËT ME TAKA JANË TEPËR TË FORTA:

- Në pjesën e përparme të pecetës së silikonit vendoseni këpucën dhe me laps vizatojeni formën e saj. - Me gërshërë prejeni formën e vizatuar. - Prejeni edhe thembrën, e edhe pjesën e mesme të pecetës, që të mbetet vetëm pjesa e cila futet në këpucë. - Silikoni do ta bëjë këpucën më të butë dhe më të rehatshme.

NËSE JU DHEMBIN KËMBËT KUR ECNI ME TAKA TË LARTA:

- Filozofia më me rëndësi është që këpucët me taka të mos i mbani shumë mbathur. 

(Kosova Sot Online)