Lëngu ekzotik që shkrin celulitin dhe kilogramët

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 14:44
Lëngu ekzotik që shkrin celulitin dhe kilogramët

Përveçse heq celulitin, ky lëng dhuron shumë energji dhe pastron organizmin, sidomos nga uji tepricë që gjendet në organizëm. Mund ta konsumoni në vend të kafjallit klasik, sepse vlerat e tij mjaftojnë për një ditë të shëndetshme. Është i hatashëm edhe si shpëtimtar në momentin e fundit, nëse nuk keni ushtruar rregullisht apo nëse nuk jeni ushqyer shëndetshëm dhe keni nevojë që të keni disa kilogramë më pak. Me këtë lëng të thjeshtë do të keni rezultatet e dëshiruara, madje shumë shpejt.

Bëhet fjalë për pijen që e lufton celulitin, që duhet ta pini çdo mëngjes në vend të kafjallit, për disa ditë rresht. Përveçse e hiqni qafe celulitin, ky lëng ju furnizon me energji dhe ua pastron organizmin, sidomos nga uji tepricë. Krejt çfarë ju nevojitet janë: ujë, spinaq, gjysmë banane, gjysmë portokalli, disa pjesë ananas, një lugë kanellë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender ose i përzieni mirë. Ujë vendoset sipas dëshirës, sa dëshironi të jetë sasia e lëngut, mendohet se një gotë e madhe mjafton. Spinaqi ofron hekurin për organizmin, ananasi përbërësit prej një diuretiku, banania është plot kalium dhe vitamina B6, e kanella stimulon qarkullimin e gjakut.


(Kosova Sot Online)