Si ta vishni detajin më popullor të modës këtë sezon?

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 10:45
Si ta vishni detajin më popullor të modës këtë sezon?

Kjo shtojcë e modës moti e ka humbur qëllimin e funksionalitetit të pastër dhe është shndërruar në detajin më të nevojshëm për këtë vjeshtë. Kthimi i modës së viteve të tetëdhjeta para së gjithash ka sjellë shtojca gjeniale të modës, e rripi për bel ndoshta edhe është trendi më i preferuar.

Rripi në mënyrë klasike lidhet me xhinse dhe pantallona, përdoret si funksional dhe sipas nevojës, porse rripi në mënyrë të suksesshme është bartur edhe në bel. Tashmë aplikohet edhe sipër xhaketave, xhemperëve të trashë e madje edhe sipër palltove, e në anën tjetër ofron një dukje të bukur dhe super moderne urbane.

(Kosova Sot Online)