Disa zakone që duhet t’i lini pas në 2023

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 11:31
Disa zakone që duhet t’i lini pas në 2023

Viti i ri është një kohë e shkëlqyer për të rivlerësuar marrëdhënien me lëkurën tuaj dhe për të kuptuar se çfarë funksionon vërtet për ju.

Ja çfarë duan dermatologët që të mbani parasysh në 2023:

 

Mos ndiqni çdo trend të ri të kujdesit të lëkurës që shihni në mediat sociale

Shumë njerëz priren të besojnë atë që po shohin në mediat sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online", sidomos nëse shohin që shumë njerëz po e bëjnë atë. Por kjo nuk do të thotë gjithmonë se është e sigurt ose efikase.

Rutina juaj nuk ka nevojë të jetë tepër e ndërlikuar

E komplikuar dhe e shtrenjtë nuk do të thotë domosdoshmërisht më mirë. Shpesh, përdorimi i shumë produkteve mund të dëmtojë barrierën e lëkurës dhe të përkeqësojë lëkurën tuaj.

Shmangni trajtimet potencialisht të rrezikshme në shtëpi

Nëse një trend i kujdesit të lëkurës duket shumë i çuditshëm nuk ia vlen. Eksperimentimi me procedurat në shtëpi mund të shkaktojë gjithashtu acarim, njolla apo edhe rënie të flokëve.

Përqendrohuni vetëm te vetja

Mos u shqetësoni për trendet e Instagramit. Jo gjithmonw ajo që përdor mikesha juaj do të funksionojë edhe për ju. Edhe tendencat që duken të padëmshme mund të kenë pasoja të padëshiruara për disa njerëz.

Nëse nuk jeni të sigurt, pyesni një ekspert

Megjithëse mund të jetë argëtuese të eksperimentosh me produktet e kujdesit të lëkurës, këshillat më të mira se cilat produkte të përdorni për lëkurën tuaj vijnë nga një dermatolog që ju njeh mirë.

(Kosova Sot Online)