Suksesi i Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Ava Max në top-listat botërore

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 10:00
Suksesi i Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Ava Max në top-listat botërore

Me këngët e tyre hite, artistet me origjinë shqiptare Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë "pushtuar" top-listat dhe klasifikimet botërore përgjatë vitit 2022, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngët më të vlerësuara dhe të dëgjuara për vitin 2022,  i ka publikuar së fundmi edhe “Billboard Top 100”.

 


Ajo që bie në sy është fakti se tri yjet shqiptare janë rënditur në top 10 këngët më të mira, shkruan gazeta "Kosova Sot Online", në kategorinë “Hot Dance/ Electronic Song”.

Image

Vendi i parë i përket këngëtares shqiptare nga Kosova Dua Lipa, me bashkëpunimin e saj me Elton John “Cold Heart.”

Një tjetër shqiptare, që pozicionohet në vendin e katërt është Ava Max, me këngën e saj “The Motto”, në bashkëpunim me Tiesto-n. Ndërkohë Bebe Rexha dhe bashkëpunimi i saj me Dj-n me famë botërore David Guetta-n, “I’m Good”, është në vendin e shtatë.

Image


Derisa në mbrëmjen e madhe të “MTV Europe Music Awards 2022” pritet mbizotëruan shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, ishin prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, performuan hitet e tyre më të fundit.

Image

Bebe dhe Ava ishin nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu është bashkuar edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Kur jemi te Ava, ajo është nominuar për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. 

(Kosova Sot Online)