Pse meshkujt harrojnë më shumë se femrat!

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 14:36
Pse meshkujt harrojnë më shumë se femrat!

Nëse bashkëshorti juaj harron përvjetorin e martesës ose emrin e fqinjit tuaj të ri, mos u brengosni, nuk jeni e vetmja. Një studim i ri zbulon që pa marrë parasysh se a janë në moshën 30 apo 60-vjeçare, meshkujt janë shumë më harrestarë sesa femrat. Në fakt, edhe hulumtuesit janë befasuar nga fakti se sa harrestarë janë treguar meshkujt në rezultatet e tyre. "Ishte një befasi kur zbuluam që meshkujt harrojnë më shumë se femrat", tha profesori Jostein Holmen, nga Universiteti norvegjez i shkencës dhe teknologjisë.

 

"Një gjë e tillë nuk është dokumentuar më parë. Gjithashtu jemi befasuar nga fakti që meshkujt harrojnë njëjtë si në moshën 30 ashtu edhe në atë 60- vjeçare. Rezultatet ishin të qarta", ka shtuar ai. Profesori Holmen dhe ekipi i tij shtruan nëntë pyetje në lidhje me atë se sa mirë mendojnë njerëzit se mbajnë mend në një studim të madh të bërë në Norvegji. Studimi, i quajtur 'HUNT3', transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, është një prej studimeve më të mëdha shëndetësore të bëra ndonjëherë, me përgjigje nga më shumë se 48 mijë njerëz. Pacientët janë pyetur nëse kanë pasur shpesh probleme me memorie, nëse kanë pasur problem që të mbajnë mend emra dhe data, ose çfarë kanë bërë një vit më parë. Meshkujt kanë pasur më së shumti probleme në tetë prej gjithsej nëntë pyetjeve.


(Kosova Sot Online)