Pjesa më e ndjeshme e fytyrës suaj përsëri do të shkëlqejë

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 14:59
Pjesa më e ndjeshme e fytyrës suaj përsëri do të shkëlqejë

Me ndihmën e ushtrimeve të lehta dhe masazheve të buta pjesa më e ndjeshme e fytyrës suaj përsëri do të shkëlqejë, e ju do të dukeni më e re dhe më e freskët. Të gjitha ushtrimet duhen përsëritur tri herë për çdo sy.

LARGONI RRUDHAT E SHKAKTUARA NGA STRESI

Me gishtat e mëdhenj bëni presion në vendin ku fillojnë qerpikët, në të dyja anët në të njëjtën kohë dhe mbani ashtu për 5 sekonda.

 

PËRSHËNDETUNI ME QESKAT E SYVE

Mikroqarkullimin delikat nxiteni me pickimin e butë të lëkurës nën sy.

NGREHNI VETULLAT

Kaloni me gishtin e mesëm nën vetull, duke përcjellë me këtë rast ashtin kah skaji i jashtëm, e kur të vini deri në fund, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, bëni një presion më të madh në hapësirën e tëmthit.

PËRFORCOJENI QARKULLIMIN

Nxiteni qarkullimin e limfës me një rrahje të lehtë nga skaji i jashtëm i syrit, nga rrënja e hundës.

(Kosova Sot Online)