A keni një temperament të nxehtë që përshtatet me ngjyrën e flokëve tuaj!

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 14:45
A keni një temperament të nxehtë që përshtatet me ngjyrën e flokëve tuaj!

Një personalitet të ngrohtë që përshtatet me flokët tuaj të artë? Ngjyra e flokëve tuaj thotë shumë për ju. Cili nga këto kombinime përshtatet me ju?

1. KOMBINIMI I DY NGJYRAVE ('OMBRE')

Ky stil vazhdon të jetë shumë në trend. Pamja që fitohet kur keni rrënjë më të errëta, që duke shkuar më poshtë bëhen secilën herë e më të hapura, tregon se ju keni një personalitet të shkujdesur. Gjithashtu kjo është shenjë që ju jeni një femër, e cila pëlqen të rrezikojë.

 

2. BRUNE, NGJYRA E KAFENJTË

Nëse jeni brune dhe keni ngjyrë të kafenjtë të flokëve, atëherë jeni me fat. Shumë hulumtime tregojnë që njerëzit besojnë se brunet kanë inteligjencë më të lartë. Ato shihen si femra më të mençura, më të matura dhe kanë personalitet të mirë, por dinë edhe të dallojnë personalitetet e të tjerëve. A ju përshtatet juve ky përshkrim?

3. NGJYRA E KAFENJTË E ERRËT/E ZEZË

Flokët e kafenjtë, që anojnë nga e zeza, mund të duken bukur, por jo tek të gjitha. Kjo ngjyrë e errët pasqyron misterin, gjë që i bën njerëzit të ndihen të intriguar nga ju. Misteri kthehet në kuriozitet dhe njerëzit duan të dinë shumë për ju.

4. E KUQE

A e keni ditur që vetëm 2-6 % të populates së SHBA-së janë flokëkuqe të lindura? Qartësisht flokëkuqet natyrale janë shumë të rralla. Kjo është arsyeja pse kjo ngjyrë merr kaq shumë vëmendje dhe bie shumë në sy. Flokëkuqet mendohet se janë aventuriere, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të lirshme dhe energjike.

5. NGJYRA E ARTË

Biondet zakonisht shihen si 'vajza të mira'. Ngjyra jep një lloj ndjenje të pafajësisë, por gjithashtu edhe të atraktivitetit seksual. Ngjyra e artë e hapur është një ngjyrë që shkëlqen, kur kombinohet me një personalitet të hareshëm. A argëtohen vërtet më shumë biondet? 

(Kosova Sot Online)