Palltot e mëdha, trendi i viteve 2000 që u rikthye fuqishëm, ja si na frymëzon Hailey Bieber

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 10:31
Palltot e mëdha, trendi i viteve 2000 që u rikthye fuqishëm, ja si na frymëzon Hailey Bieber

 

Hailey Bieber padyshim është nga të famshmet më influencuese sa i përket stilit dhe ndiqet nga miliona vajza anë e mbanë botës.

Kush e përcjell modelen ka vënë re stilin e saj javëve të fundit me uljen e temperaturave.

Hailey në paraqitjen e fundit është fotografuar me pallto të mëdha, trend ky i viteve 2000 që po rikthehet fuqishëm këtë dimër.

Ky stil veshjeje është ideal për ditët e ftohta e të ngarkuara me punë.

-Së pari, do të jeni shumë ngrohtë nën një pallto të gjerë.

– Së dyti, mund të dukeni “trendy” edhe pa shumë përpjekje sepse 90% e veshjes do të jetë e mbuluar nga palltoja. Kjo do t’ju ndihmojë edhe që të mos stresoheni shumë me pyetjen “çfarë do vesh nesër”.

– Së treti, e gjithë veshja në tërësi do duket shumë stil dhe ju mbi të gjitha do ndiheni rehat.

(Kosova Sot Online)