Maska që ju ndihmon të dukeni pesë vjet më e re

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 14:17
Maska që ju ndihmon të dukeni pesë vjet më e re

Nëse keni filluar të keni probleme me rrudhat dhe shenjat e tjera në fytyrë, është e rëndësishme të filloni me trajtimin e tyre, para se të mund të jetë vonë. Mirëpo, në vend se të shpenzoni një mal me para në produkte artificiale, të cilat edhe mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj, përqendrohuni në zgjedhjet natyrale. E, një mundësi e mirë për ju është përdorimi i lëvoreve të shegës.

SI JU NDIHMOJNË LËVORET E SHEGËS?

Lëvoret e shegës njihen për vetitë e tyre antibakteriale dhe si rrjedhojë e mbrojnë lëkurën nga infeksionet. Trajtimi i lëkurës me lëvore të shegës ndikon në ngushtimin e poreve të lëkurës, duke bërë që lëkura juaj të duket më e re.

 

SI T'I PËRDORNI LËVORET E SHEGËS?

Lëvoret e shegës duhet të jenë të thara dhe të grira imët. Kjo lloj pudre natyrale, e krijuar vetëm nga imtësimi i lëvoreve të shegës, mund të ruhet për muaj të tërë në një enë të mbyllur hermetikisht dhe pastaj, herë pas here, të përdoret për krijimin e maskave natyrale. Në disa raste mund të përdoren edhe lëvoret e freskëta. Copëtojeni imët lëvoren e një shege. Me një lugë gjelle lëvore të imtësuara përzieni edhe dy lugë gjelle ajkë dhe një lugë gjelle miell leblebiash. Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe me përzierjen e fituar trajtojeni lëkurën e fytyrës dhe qafës. Lëreni përzierjen që ta kryejë punën e vet për 15- 20 minuta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online",  para se ta pastroni lëkurën me ujë të vakët. Alternativë tjetër është përzierja e pudrës së shegës me lëng trëndafili dhe krijimi i një paste. Pasta duhet aplikuar në fytyrë dhe qafë, duke e lënë derisa të thahet. Përfundimisht, pastrojeni lëkurën me ujë të vakët dhe përdorni zbutës. Aplikojini këto maska për fytyrë dy herë në javë për t'i eliminuar rrudhat një herë e përgjithmonë.

(Kosova Sot Online)