Pesë produkte për një depilim efikas

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 14:34
Pesë produkte për një depilim efikas

Në vend që t'i shpenzoni paratë në preparate të shtrenjta për rruajtje, përdorni produktet që, me gjasë, tanimë i keni në shtëpi

Sapuni - shumë sapunë, mu sikur kremrat për rroje, në kontakt me lëkurën, shkumojnë, prandaj janë të përshtatshëm për rruajtje.

 

Struktura rrëshqitëse e sapunit e lehtëson depilimin dhe e vetmja gjë të cilës duhet t'i kushtoni kujdes është evitimi i sapunëve tepër aromatikë, të cilët mund ta irritojnë lëkurën.

Vaji - për depilim mund të përdorni vajin e kokos, bajameve, si dhe vajin e rëndomtë 'baby'.

Vaji i kokos ka veti të shkëlqyeshme antibakteriale, vaji i bajameve është i përkryer për masazh, prandaj nuk ka se si të mos jetë i mirë edhe për depilim, kurse vaji 'baby' ka një aromë aq të thjeshtë, sa që është vështirë t'i rezistosh.

Kremi për trup - sikur edhe balsami, losioni apo kremi për trup, të gjitha këto e zbusin lëkurën tuaj në mënyrë të përshtatshme për depilim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Nuk do të besoni që lëkura juaj mund të jetë aq e butë dhe e lëmuar.

Mjalti - është një ushqim i cili e hidraton lëkurën për mrekulli, e zbut dhe ka veti antibakteriale. Shtresa e tij ngjitëse e mbron lëkurën nga lëndimet, e atë mund ta hiqni lehtë me anë të ujit të nxehtë.

Balsami apo shampoja për flokë - përpos që zbut të gjitha qimet në trup, balsami hidraton lëkurën dhe është alternativa më e mirë ndaj kremit për rruajtje. Me të mund të depiloni edhe qimet më të forta

(Kosova Sot Online)