90% e prindërve e bëjnë këtë gabim që i vë në rrezik bebet e tyre

  • E.K /
  • 01 February 2023 - 15:52
90% e prindërve e bëjnë këtë gabim që i vë në rrezik bebet e tyre

Të gjithë e dimë se prindërit ia duan më të mirën fëmijëve, mirëpo gjatë këtij rrugëtimi ata ballafaqohen me shumë pengesa

Fatkeqësisht, janë disa gabime të zakonshme që prindërit i bëjnë me të porsalindurit, por që prindërit nuk e dinë se më shumë shkaktojnë dëm se dobi.

LEXO EDHE:

Gjeniu 2-vjeçar që di të lexojë dhe numërojë deri në 100 në 6 gjuhë

Shumë studime të bëra në SHBA, Turqi dhe Japoni kanë zbuluar se teknika e mbështjelljes të fëmijëve të bezdisshëm me lecka apo rroba shkakton çrregullime në ije.

Nëse mbështjellja është shumë e ngushtë rreth këmbëve të foshnjës, ata mund të përjetojnë probleme serioze të nyejve.

Gjëja më e keqe është se në disa raste ijët e tyre ndrydhen, e kjo bën që foshnjat të përjetojnë dhimbje të tmerrshme dhe të kenë dëme afatgjate.

Sidoqoftë, prindërit nuk duhet të frikësohen ta mbështjellin fëmijën e tyre, mirëpo vetëm duhet të kenë kujdes se si e mbështjellin atë.

Ka shumë mënyra të sigurta me të cilat prindërit mund ta mbështjellin fëmijën e tyre të lazdruar, si ajo diamantit apo metoda e katrorit.

Më poshtë e keni dy video video që tregojnë mënyrën e duhur të mbështjelljes së fëmijëve

© SYRI.net