A e dini përse rrudhet lëkura në majat e gishtave kur qëndrojmë gjatë në ujë?

  • E.K /
  • 04 February 2023 - 09:29
A e dini përse rrudhet lëkura në majat e gishtave kur qëndrojmë gjatë në ujë?

Lëkura në majat e gishtave të duarve dhe këmbëve tona tkurret sa herë zhytemi për disa minuta në ujë. Por, pse ndodh diçka e tillë dhe çfarë tregon për trupin tonë?

Ky ndryshim i mrekullueshëm është sa i zakonshëm, po aq edhe i habitshëm. Vetëm lëkura e gishtërinjve tanë rrudhet kur zhytemi në ujë, ndërsa pjesët e tjera të trupit si parakrahët, busti, këmbët dhe fytyra nuk rrudhen gjatë qëndrimit në ujë.

Duhen rreth 3.5 minuta në ujë të ngrohtë, në 40C që është temperatura optimale, që majat e gishtave tuaj të fillojnë të rrudhen, ndërsa në temperatura më të ftohta prej rreth 20C mund të duhen deri në 10 minuta. Megjithatë, shumica e studimeve kanë zbuluar se duhen rreth 30 minuta kohë në ujë për të arritur rrudhjen maksimale.

Përgjithësisht mendohej se rrudhja e gishtave ishte një përgjigje pasive e shtresave të sipërme të lëkurës që fryheshin ndërsa uji vërshonte në qeliza nëpërmjet një procesi të njohur si osmozë, ku molekulat e ujit lëvizin nëpër një membranë për të barazuar përqendrimin e tretësirave në të dyja anët. Por që në vitin 1935, shkencëtarët kanë dyshuar se ka më shumë se ka më shumë se vetëm ky proces.

Mjekët zbuluan te pacientët që kishin prerë nervin mesatar, një nga nervat kryesorë që shkon nga krahu deri te dora, se gishtat e tyre nuk rrudheshin. Nervi mesatar ndihmon për të kontrolluar të ashtuquajturat aktivitete simpatike si djersitja dhe ngushtimi i enëve të gjakut.

Zbulimi i tyre sugjeroi që rrudhat e majave të gishtave të shkaktuara nga uji kontrolloheshin në fakt nga sistemi nervor.

Një faktor i dytë për rrudhjen e tyre mund të jetë rënia e presioni të gjakut. Mjekët e panë këtë tek vullnetarët që jepnin gjak e kishin futur duart në ujë më parë.

Rrudhat u krijuan dhe kur ata përdorën një krem për ngushtimin e enëve të gjakut. Vetëm një primat tjetër deri më tani është gjetur të ketë rrudha të gishtave të shkaktuara nga uji – makakët japonezë.

(Kosova Sot Online)