'Nga flokët te simptomat': Besëtytnitë më të çuditshme për gratë shtatzëna

  • E.K /
  • 17 May 2023 - 08:55
'Nga flokët te simptomat': Besëtytnitë më të çuditshme për gratë shtatzëna

“Nëse zbukurohet, po pret djalë”

Sipas mitit, vajzat vjedhin bukurinë e mamasë, që do të thotë se nëse nëna zbukurohet gjatë lindjes, është në pritje të një djali. E vërteta e ndryshimeve fizike lidhet me ndryshimet e hormoneve që mund t’i bëjnë gratë të ndihen dhe duken të rraskapitura, të kenë akne dhe probleme të tjera. Por kjo lidhet me hormonet dhe nuk ka lidhje me të paturit djalë ose vajzë.

“Nëse dhimbjet e lindjes zgjasin, do të bëhesh me djalë”

Shtatzënia është e ndryshme nga njëra grua te tjetra që do të thotë se nuk mund të dihet me siguri nëse djemtë shkaktojnë më shumë dhimbje.

“Mos e thuaj që në fillim që je shtatzënë se nuk është mirë”

Besimet popullore sugjerojnë që gratë nuk duhet t’ua thonë njerëzve të tjerë se janë shtatzënë, pa kaluar muajt e parë. Mendohet se nëse e thonë, ka rrezik. Në fakt, mbetet thjesht mit. Abortet kanë më shumë gjasë të ndodhin gjatë javëve të para, por kjo nuk ka lidhje me faktin se kur e bën publike shtatzëninë.

“Nëse të djeg urthi, do lindësh bebe më shumë flokë”

Mendohet që kur nënat kanë djegie të urthit, do të lindin fëmijë me shumë flokë. Të dyja simptomat, edhe flokët e foshnjes, edhe djegia e urthit tek nëna, shkaktohen nga një faktor i tretë: hormonet e shtatzënisë.

“Mos shkel mbi litar”

Në kultura të caktuara, njerëzit i këshillojnë gratë shtatzënë të mos shkelin litarë, sepse një gjë e tillë bën që kordoni i kërthizës të rrotullohet rreth qafës së foshnjës. Nuk ka asnjë bazë shkencore.

“Mos prit/lyej flokët”

Sipas mitit, nënat e ardhshme nuk duhet t’i presin flokët, sepse fëmija mund të lindë me probleme. Edhe në këtë rast, nuk ka asnjë provë shkencore. E diskutueshme ngelet lyerja e flokëve. Ndonëse nuk ka studime të mirëfillta që të thonë se boja ndikon negativisht te bebi, por ekspertët këshillojnë që të shmanget, të paktën deri ne tremujorin e parë. Gjithashtu këshillohet që boja të mos përmbajë amoniak.

(Kosova Sot Online)